Flash

Cher nxit aludimet se është rikthyer me producentin

Lapsi.al 17 September 2023
Cher nxit aludimet se është rikthyer me producentin

Cher dhe ish-i i saj Alexander Edwards kanë ndezur thashethemet se janë rikthyer bashkë.

Dyshja janë parë gjatë një darke në Beverly Hills me këngëtarin kolumbian J Balvin, të dashurën e tij Valentina Ferrer dhe reperin e famshëm Tyga Në fotot e publikuara nga Daily Mail, ish-të dolën nga restoranti së bashku të kapur përdore dhe producenti e shoqëroi këngëtaren në makinën e saj.

Ish-çifti, të cilët kanë 40 vite diferencë moshe u ndanë në maj të këtij viti. Të dy u takuan për herë të parë kur u prezantuan në Javën e Modës në Paris në shtator të vitit 2022 dhe thuhej se kishin filluar të takoheshin dy muaj më vonë. Në dhjetor të vitit të kaluar Cher bëri një paraqitje në shfaqjen e Kelly Clarkson ku foli për marrëdhënien e saj me Alexander.

Në intervistë, ajo tha: " Ai është vërtetë i mrekullueshëm dhe unë nuk u jap meshkujve cilësi që ata nuk i meritojnë. "Ai është shumë i zgjuar, i talentuar dhe mjaft i pashëm."

Cher shtoi: "Nëse nuk do të kisha takuar burra më të rinj në jetën time, nuk do të kisha pasur kurrë një lidhje, sepse burrat e moshuar thjesht nuk më pëlqenin aq shumë."/Lapsi.al

Të këshilluara

Russell Brand mohon akuzat për sulm se*sual

Russell Brand ka hedhur poshtë akuzat për abuuzim dhe sulm se*sual që thuhen se do të publikohen së shpejti rreth tij përmes dy mediave kryesore në Mbretërinë e...

11:30

Russell Brand akuzohet për sulm se*sual

Russell Brand është akuzuar së fundmi nga katër gra  për përdh*nim, sulm se*sual dhe abuuzim emocional. Në një hetim të përbashkët nga The Sunday Times, The ...

10:02

Ftesat më të bukura të një Fashion Week

vitet e fundit markat e modës kanë konkuruar për të tërhequr vëmendjen në funksion të eventeve më të pritura të vitit, sfilatat e modës. Në fakt, kohët kur ftes...

10:30

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI