Flash

Hugh Jackman dhe Deborra Furness i japin fund martesës

Lapsi.al 17 September 2023
Hugh Jackman dhe Deborra Furness i japin fund martesës

Hugh Jackman dhe Deborra-Lee Furness i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 27 vite së bashku.

"Ne kemi vendosur të ndahemi por familja jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti ynë", tha ish-çifti në një deklaratë të përbashkët për People Friday.  E vlerësojmë mirëkuptimin tuaj në respektimin e privatësisë sonë, ndërsa familja kalon këtë tranzicion."

Deklarata, e nënshkruar "Deb dhe Hugh Jackman", përfundonte, "Kjo është deklarata e vetme që secili prej nesh do të bëjë". Aktorët u takuan në xhirimet e serialit televiziv australian "Correlli" në 1995. Më pas u martuan në vitin 1996 dhe birësuan dy fëmijë: Oscar Maximilian Jackman, 23 vjeç dhe Ava Eliot Jackman, 18 vjeç.

Gjatë një paraqitjeje në shfaqjen e Ellen DeGeneres në shkurt 2016, Jack foli për Deborra dhe rikujtoi momentin kur u panë për herë të parë. “Ajo është gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë”, tha ai në atë kohë.  Kur kujtoi takimin e tyre të parë, Jackman u shpreh: "Të gjithë e donin. I gjithë ekuipazhi ishte i dashuruar me të ndërsa unë kisha aq turp në fillim sa nuk i kam folur fare javën e parë.

Por më pas ai shtoi se mori guximin dhe e ftoi  Furness të darkonte me të. "Unë  ftova atë dhe rreth 20 persona të tjerë dhe ajo tha: "Çfarë ke, a të kam mërzitur?Pse nuk flet me mua. Çfarë kam bërë gabim?", kujton ai. “Dhe unë i thashë: “Shiko, kam rënë në dashuri me ty”, tha ai. Dhe ajo më tha , 'Oh me të vërtetë?' Edhe unë me ty.'.

Megjithë dashurinë për njëri-tjetrin gjatë viteve, dyshja  vazhdimisht përballej me kritika për diferencën e tyre në moshë dhe spekulimet për seksualitetin e Jackman. Në nëntor 2011, aktorja e Sleepwalking hodhi poshtë komentet për martesën e tyre ndërsa fliste me Page Six, duke thënë: "Hugh është shumë më i pjekur se unë, kështu që ne e balancojmë njëri-tjetrin.”.

Furness ndau se ajo gjithashtu ka dëgjuar spekulime për seksualitetin e tij, duke shtuar, " Unë dhe Hugh nuk i kushtojmë shumë vëmendje. Është për të ardhur keq që këta njerëz nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë sesa të bëjnë thashetheme për njerëz që nuk i njohin."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ftesat më të bukura të një Fashion Week

vitet e fundit markat e modës kanë konkuruar për të tërhequr vëmendjen në funksion të eventeve më të pritura të vitit, sfilatat e modës. Në fakt, kohët kur ftes...

10:30

A është arrestuar Getinjo?

Mozzik e bëri sërish lëmsh rrjetin! Reperi pak orë më parë postoi në Instagram një foto të vëllait të tij, Getinjos ku kërkonte lirinë e tij, duke shtuar dyshim...

14:54

Bad Bunny flet për lidhjen me Jenner

Bad Bunny, pranoi se e vlerëson privatësinë e marrëdhënies së tij me Kendall Jenner. Ndryshe nga të famshëm të tjerë, si Rosalia dhe Rauw Alejandro, reperi n...

14:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI