Flash

Amber Heard reagon pas publikimit të fotos nga Musk

Lapsi.al 15 September 2023
Amber Heard reagon pas publikimit të fotos nga Musk

Amber Heard ka reaguar pas publikimit të fotos së saj nga Elon Musk.

Elon postoi në Twitter imazhin në fjalë – i cili tregonte Heard të veshur si personazhi i lojërave video Mercy nga “Overwatch”. Ai shkroi se e postoi foton në fjalë për të konfirmuar një ngjarje të përfshirë në biografinë e tij.

Por një burim i afërt me Ambrr tha për ‘Page Six’ se ajo  ndihej e mërzitur nga veprimi duke pasur parasysh se "Elon i kërkoi asaj disa herë të fliste me autorin Walter Isaacson’s për librin, gjë që ajo e bëri ... “nga respekti për të".

Në biografi, Isaacson përmend gjithashtu se miqtë dhe vëllai i pronarit të Twitter-it, Kimbal Musk, "e urrenin Amber  me një pasion që e zbehte neverinë e tyre për Justine Wilson ( gruaja e parë e Elon)".

Duke diskutuar për marrëdhëniet romantike të vëllait të tij Kimbal i tha Walter : “Është vërtet e trishtueshme që ai bie në dashuri me  njerëz që janë vërtet të këqij për të. Ata janë të bukur, por kanë një anë shumë të errët dhe Elon e di që janë toksikë.”

Mendimit të tij iu bashkua dhe ish e dashura e Musk, Grimes, e cila  e përshkroi aktoren e “Justice League” si “një femër shumë e keqe ”./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Ellen DeGeneres i rikthehet televizionit

Ellen DeGeneres po kthehet në TV. Më 23 shtator, shfaqja speciale dy-orëshe Saving the Gorillas: Ellen's Next Adventure do të shfaqet premierë në Discovery Chan...

13:03

Britney Spears i jep fund romancës së re

Britney Spears nuk po takohet më me ish-punonjësin e saj, kriminelin e dënuar Paul Richard Soliz. Lajmi vjen më pak se një muaj pasi Spears u pa me Soliz kur...

12:35

Demi Lovato bën paqe me Taylor Swift

Pasi Demi Lovato  doli në skenën e MTV Video Music Awards të martën për të performuar disa hite të saj , ajo  e bëri të qartë se e vlerësonte përgjigjen e Swift...

17:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI