Flash

Adele nxit aludimet se është martuar me Rich Paul

Lapsi.al 18 September 2023
Adele nxit aludimet se është martuar me Rich Paul

Adela ka nxitur së fundmi aludimet se është martuar me partnerin, Rich Paul.

Këngëtarja e "Easy On Me" e quajti Paul, "burrin" e saj ndërsa ishte në skenë në Las Vegas të shtunën mbrëma.“Nuk mund të martohesh me mua. Unë jam hetero e dashur dhe burri im është këtu sonte,” i tha fituesja e Grammy-t njëfanse .

Kur kjo e fundit u përgjigj: "A mund ta provojmë. " Adele i tha: “Jo, nuk du. Unë jam me Rich. Je e çmendur, më lër të qetë.”

Kur një video e ndërveprimit u postua në TikTok, fansat nxituan të vinin në dukje komentin e Adele. "Burri i saj??? Adele Paul???”, komentoi një person. “Je martuar ?” shkroi një tjetër.

Adele dhe agjenti sportiv dolën publikisht me romancën e tyre në korrik 2021, kur u  fotografuan  në një ndeshje basketbolli NBA.

Ajo foli për Rich në një intervistë disa muaj më vonë, kur e quajti atë "të mrekullueshëm"  gjatë një bisede me Rolling Stone. Artistja gjithashtu vuri në dukje se marrëdhënia e tyre ishte romanca "më e bukur" që ajo ka përjetuar ndonjëherë.

Adele ndan djalin e saj 10-vjeçar, Angelo, me ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki. Ish-çifti u ndanë  pas më shumë se tre vitesh martesë. Paul, nga ana e tij, ka tre fëmijë - Reonna, Richie dhe Zane - nga një lidhje e mëparshme./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Vidhet koleksioni i ri i Balmain

Dhjetra veshje nga koleksioni i ardhshëm i markës franceze Balmain u vodhën kur një kamion dërgesash u “rrëmbye nga një grup njerëzish”, sipas drejtorit artisti...

12:03

Elsa Lila sjell recitalin e saj në Tiranë

Një koncert, i gjithi live, i gjithi prej Elsa Lilës, do të jepet në Tiranë, në skenën nga ku ajo nisi rrugëtimin e saj artistik, atëherë kur ishte thjesht ajo ...

20:17

Russell Brand mohon akuzat për sulm se*sual

Russell Brand ka hedhur poshtë akuzat për abuuzim dhe sulm se*sual që thuhen se do të publikohen së shpejti rreth tij përmes dy mediave kryesore në Mbretërinë e...

11:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI