Flash

Elon Musk flet për lidhjen me Amber: Brutale

Lapsi.al 14 September 2023
Elon Musk flet për lidhjen me Amber: Brutale

E kaluara e Elon Musk me Amber Heard është tani një libër i hapur.

CEO i Tesla dhe themeluesi i SpaceX reflektoi mbi romancën e tij njëvjeçare me aktoren e Aquaman në biografinë e tij të re me të njëjtin emër nga Walter Isaacson. Sa i përket mënyrës sesi Elon e përmblodhi romancën e tyre, ai tha: “Ishte brutale”.

Ndonëse sipërmarrësi i  teknologjisë u takua për herë të parë me Amberin pasi e pa në filmin Machete Kills të vitit 2013, libri thonte se ata u lidhën  vetëm katër vjet më vonë, pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Johnny Depp.

Walter shkroi se takimet e tyre të hershme kryesisht silleshin rreth punës – me Amberin që fluturonte në fabrikën Tesla në Kaliforni për ta surprizuar në ditëlindjen e tij dhe Elon që e vizitoi atë në setin australian të Aquaman.

Megjithatë, disa anëtarë të rrethit të brendshëm të Elon nuk ishin shumë dakod me marrëdhënien. Vëllai i manjatit miliarder, Kimbal Musk, e përshkroi Amberin si "toksike" dhe "një makth" në biografi, duke shtuar se Elon priret të bie në dashuri me njerëzit që janë "të bukur, pa dyshim, por ata kanë një anë shumë të errët".

Përgjigja e tij? “Sepse unë jam thjesht një budalla për dashurinë”, i tha Elon biografit të tij. “Shpesh jam budalla, por sidomos për dashurinë”.

Dhe pasi ai dhe Amber u ndanë përgjithmonë në 2017-ën, Musk kujtoi se kishte duruar "18 muaj çmenduri të pandërprerë" që ishte "jashtëzakonisht e dhimbshme".

Megjithatë, ish-çifti janë në marrëdhënie të mira këto ditë. “Unë e dua shumë atë”, tha Amber në biografi./Lapsi.al

Të këshilluara

U kap vazo kanabis, lirohet nga burgu Enca

27-vjeçarja kishte mbjellë 5 vazo me hashash në apartamentin e saj në periferi të Tiranës dhe duket se “ia hodhi paq”. Mësohet se këngëtarja ishte e pranis...

12:31

"Past Life" filmi më i mirë i vitit

Që kur “Past Lives” u shfaq premierë në Sundance në fillim të këtij viti, ai ka qenë në krye të vlerësimeve të kritikëve në festivale, ndërsa revista “Rolling S...

10:57

Fero konfirmon ndarjen nga Arbenita:

Reperi Fero ka qenë së fundmi një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it, që pas arrestimit për dhunë ndaj bashkëshortes së tij modeles Arbenita Ismajli ...

10:55

Kourtney shpërthen kundër Kim: Të urrej

"The Kardashians" janë rikthyer për sezonin 4 dhe janë gati të sjellin dramën. Traileri fillon me Kim dhe motrën e saj më të madhe Kourtney të ulur së bashku...

15:00

Lista e fituesve të MTV VMA 2023

Ditën e djeshme u mbajt MTV VMAS, një shfaqje e mbushur me çmime dhe disa trofe. Të gjithë emrat më të mëdhenj të muzikës u mblodhën në Qendrën Prudential në...

14:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI