Flash

Emily Ratajkowski mbështet aktoren pas ndarjes nga Jonas

Lapsi.al 8 September 2023
Emily Ratajkowski mbështet aktoren pas ndarjes nga Jonas

Emily Ratajkowski ka ofruar mbështetjen e saj për Sophie Turner pas ndarjes nga Joe Jonas.

Përmes një video në TikTok, Emily theksoi përfitimet e "të divorcuarit deri në moshën 30-vjeçare".Ratajkowski i quajti ndarjet në këtë moshë si një vendim "elegant" pasi "e keni gjithë jetën tuaj ende përpara".

32-vjeçari shpjegoi, “Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh në të 30-at, të jesh ende tërheqëse, ndoshta të kesh pak nga paratë e tua, të kuptosh se çfarë dëshiron të bësh me jetën tënde."

Duke folur me ata që ndihen "të stresuar" për divorcet e tyre, Ratajkowski tha: "Është mirë. Urime.”Autorja e "My Body" ka qenë në treg që nga shtatori i vitit 2022, kur u nda nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, pas katër vitesh martesë mes akuzave se ai kishte tradhtuar.

Joe Jonas bëri kërkesë për divorc nga gruaja Sophie Turner më 5 shtator 2023 pas katër vitesh martesë. Çifti kanë dy fëmijë së bashku. Një burim pretendon se dyshja kishin "shumë mosmarrëveshje" dhe divorci ishte "zgjidhja e fundit" për Jonas. Prirja e Turner për të shkuar në festa besohet se ka ndikuar në ndarjen dhe një burim tha se dyshja kanë "mënyra jetese shumë të ndryshme"./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Charlie Puth fejohet me Brooke Sansone

Charlie Puth ka zbuluar së fundmi se ai dhe e dashura e tij, Brooke Sansone, janë fejuar. Këngëtari i "See You Again" ndau një seri fotosh në Instagram që tr...

13:08

Microsoft drejt një teknologji të avancuar

Kompania Microsoft ka njoftuar këtë të enjte se po bashkohet me ofruesin e patologjisë dixhitale “Paige” për të ndërtuar modelin më të madh në botë të inteligje...

12:01

Dokumentari i Prince Harry një dështim

Princi Harry dhe Meghan Markle ishin të bindur se dokumentari i tyre i ri do të bënte bujë të madhe si dhe do të kishte një sukses të jashtëzakonshëm në Amerikë...

09:43

Megi Pojani në drejtimin e Përputhen

Kiara Tito dhe Efi Dhedhes ishin dy emra që u përfolën se do të prezantonin sezonin e ri të “Për’Puthen” në Top Channel, por nuk do të jetë asnjë prej tyre. Pro...

16:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI