Flash

Ariana Grande mbështet publikisht Ethan Slater

Lapsi.al 7 September 2023
Ariana Grande mbështet publikisht Ethan Slater

Ariana Grande tregoi mbështetje publike për të dashurin e saj, Ethan Slater, mes kthimit të tij në Instagram.

Fituesja e Grammy-t "pëlqeu" postimin e fundit të aktorit të "SpongeBob SquarePants: The Broadway Musical". Postimi përmban një pamje nga afër të Slater duke buzëqeshur,një qen që shikon nga dritarja e një ndërtese të lartë dhe një video pa zë e tij duke praktikuar një rutinë në një studio kërcimi së bashku me aktorin e Broadway, Lorenzo Pisoni.

"Spamalot (nuk është në foto)," ka shkruar Ethan. Muajin e kaluar, kasti i ringjalljes së ardhshme të Broadway "Spamalot" u zbulua, duke e përmendur Slater në mesin e yjeve të muzikalit. “ Ethan Slater i bashkohet kastit të Broadway të Spamalot si Historiani/Princi Herbert”, thuhej në njoftimin zyrtar të produksionit, duke theksuar se shfaqjet fillojnë më 31 tetor.

Postimi i Slater shënon të parën e tij që nga divorci i tij. Lajmi për ndarjen e Grandes nga bashkëshorti i saj prej dy vitesh, Dalton Gomez, shpërtheu në korrik. Ditë më vonë, romanca e saj me Slater u zbulua.

Në atë kohë, ai ishte ende i martuar me të dashurën e tij të shkollës së mesme, Lilly Jay, me të cilën ai ka një djalë 1-vjeçar. Por më pak se një javë pasi marrëdhënia e tij  me këngëtaren u bë kryefjalë, aktori bëri kërkesë për divorc./Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohen prezantuesit e MTV VMA 2023

Raundi i parë i prezantuesve u për MTV VMA-të e këtij viti u shpall ditën e djeshme, ku përfshihen Bebe Rexha, Charli D'Amelio, Coco Jones, Dixie D'Amelio, Emil...

14:59

Emmanuelle Béart: Jam abuzuar seksualisht

Aktorja e njohur franceze, Emmanuelle Béart ka bërë një rrëfim intim së fundmi ku ka ndarë për herë të parë me publikun është abuzuar seksualisht në një moshë s...

12:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI