Flash

Megi Pojani në drejtimin e Përputhen

Lapsi.al 7 September 2023
Megi Pojani në drejtimin e Përputhen

Kiara Tito dhe Efi Dhedhes ishin dy emra që u përfolën se do të prezantonin sezonin e ri të “Për’Puthen” në Top Channel, por nuk do të jetë asnjë prej tyre. Programi do të moderohet nga Megi Pojani.

Pas përvojës si moderatore e “Big Brother VIP Fan Club”, Megit do t’i besohet reality show. “Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. E përsëris - lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee,” tha ajo e kontaktuar nga Top Channel.

“Prezantimi i Për’puthen është kthyer tashmë në një trampolinë të mirë për të bërë karrierë në Top Channel!” u shpreh autorja e programit, Olsa Muhameti. “E sa duket kjo e ka bërë këtë pozicion kaq shumë të kërkuar nga vajzat e ekranit dhe shoëbizit! Publiku këtë sezon ka qenë tifozi i shumë emrave, por si gjithmonë Top Channel suprizon dhe jam entuziaste që Megi Pojani do të prezantojë këtë sezon të pestë të Per’puthen!”

Të këshilluara

Zbulohen prezantuesit e MTV VMA 2023

Raundi i parë i prezantuesve u për MTV VMA-të e këtij viti u shpall ditën e djeshme, ku përfshihen Bebe Rexha, Charli D'Amelio, Coco Jones, Dixie D'Amelio, Emil...

14:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI