Flash

VIDEO/ Tentohet grabitja e 32 milionëve USD në aeroportin e Kilit, 2 të vrαrë

Lapsi.al 8 March 2023
VIDEO/ Tentohet grabitja e 32 milionëve USD në aeroportin e Kilit, 2

Një tentativë për një grabitje shumëmilionëshe në aeroportin e Santiagos në Kili është pasuar me një shkëmbim zjarri që la të vdekur 1 grabitës dhe 1 zyrtar të sigurisë së aeroportit. Përpjekja e dështuar ndodhi mëngjesin e së mërkurës në aeroportin ndërkombëtar "Arturo Merino Benitez". Raportohet se kanë qenë 10-12 grabitës që sulmuan punonjësit e aeroportit të cilët po lëviznin 32.5 milionë dollarë në para nga një aeroplan.

“Ngarkesa mbërriti me një aeroplan LATAM nga Miami. Ajo do të merrej nga kompania [e sigurisë] Brinks. Në këtë moment grabitësit shpërthyen në zonë, por u zmbrapsën nga zyrtarët e sigurisë,” - tha Eduardo Baeza, një prokuror i ngarkuar për drejtimin e hetimeve.

Krimi i organizuar ka qenë një shqetësim në Kili vitet e fundit përfshirë aeroportin që ka qenë në shënjestër edhe në të kaluarën. Në vitin 2017, një grup i armatosur vodhi rreth 18 milionë dollarë. 3 vjet më vonë në një grabitje të ngjashme u morën 15 milionë dollarë nga një kamion i blinduar.

Zëvendësministri i Brendshëm Manuel Monsalve u tha gazetarëve se zyrtarët e sigurisë patën një shkëmbim zjarri me grabitësit, duke parandaluar një "grabitje shumë të organizuar me shumë njerëz të armatosur dhe ndoshta shumë të planifikuar mirë". Autoritetet konfirmuan se 1 nga sulmuesit dhe 1 zyrtar i sigurisë së aeroportit u vranë.

Monsalve u tha gazetarëve se grabitësit lidhën një roje sigurie dhe hynë në aeroport me 3 automjete. Agjencia e lajmeve AFP raportoi se hajdutët depërtuan përmes një porte dhe u drejtuan për në zonën e ngarkesave ku ata shpresonin të gjenin 32.5 milionë dollarë përpara se ato të zhvendoseshin.

Pasi u përballën me zyrtarët e sigurisë, personat e armatosur u larguan duke u vënë flakën dy automjeteve të tyre në një autostradë aty pranë. Vijon kërkimi për autorët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI