Flash

Ambasada e SHBA zbardh takimet e Yuri Kim me Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën

Lapsi.al 8 March 2023
Ambasada e SHBA zbardh takimet e Yuri Kim me Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën

Ambasada amerikane ka pasqyruar takimet që ka zhvilluar Yuri Kim me përfaqësuesit e PS, PD dhe PL, Damian Gjiknurin, Enkelejd Alibeajn dhe Ilir Metën në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Sipas ambasadës amerikane, Yuri Kim u ka nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregull në përputhje të ligjit shqiptar.

Gjithashtu diplomatja amerikane u ka sjellë ndërmend edhe disa nga pikat e raporteve të ODIHR për garantimin e votimit të lirë dhe sigurimit të të dhënave personale.

Postimi i ambasadës amerikane:

Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet vendore të 14 majit, ambasadorja Kim u takua sot me drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Ajo iu kujtoi atyre vëzhgimet dhe rekomandimet e raporteve të mëparshme e ODIHR-it. Për shembull, në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, rekomandimet e ODIHR përfshinin si më poshtë:

Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet.

Agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni.

Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e konkurruesve në zgjedhje me synimin për të kufizuar përdorimin në lajme të materialeve të prodhuara nga partitë.

Drejtuesit e partive konfirmuan gjithashtu se do të shqyrtojnë kandidatët përkatës për t’u siguruar që ata përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e votuesve shqiptarë për kandidatë të pastër.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me votuesit, autoritetet, partitë, shoqërinë civile, median dhe të tjerë në mbështetje të një procesi zgjedhor që pasqyron statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian

Të këshilluara

Berisha: Lul Brava një kufomë politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij në Mallakastër, teksa ka deklaruar se Partia Demokratike në vitet e fun...

19:01

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend teksa ka njoftuar se nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 193 lekë/litri nga 197 ...

16:39

Kim takon Ilir Metën në selinë e PL-së

Pasi zhvilloi takimin me Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn ku diskutoi për veprimtarinë politike në vend, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar në selin...

15:04

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI