Një 30-vjeçar i identifikuar si Albano Velo, është arrestuar si një nga autorët e vrasjes së Edmond Papës. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëautori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa deri ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar. Blutë kanë marrë edhe pamje filmike dhe 3 aparate celular.
Edmond Papa, 49 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në zonën e Selitës. Ndaj tij u zbrazën 9 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend. Papa ishte dënuar më herët në shtetin fqinj të Greqisë për trafikun e lëndëve narkotike. Pista kryesore e ngritur që në nisje të hetimeve ka qenë ajo e një konflikti të mundshëm mes Papës dhe personave të tjerë për trafikun e drogës.