Flash

Arrestohen tre shoferë në Fier/ Njëri përplasi një grua, të tjerët të dehur në timon

Lapsi.al 2 January 2023
Arrestohen tre shoferë në Fier/ Njëri përplasi një

3 shoferë kanë rënë në pranga në Fier. Një prej tyre ka përplasur me makinë një grua 77-vjeçe në Divjakë. Ai është vënë në pranga. Shtetasi me iniciale E.Gj., mbrëmjen e kaluar ka goditur shtetasen me iniciale J.Gj. Gruaja ndodhet në spital, ndërsa 26-vjeçari është vënë nën hetim.

Në Fier, është arrestuar dhe një 49-vjeçar. Shtetasi me iniciale I.Ç. u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. I dehur në timon është kapur dhe 39-vjeçari me inicialet E.Gj. Për shkak se drejtonte makinën nën efektin e alkoolit, ai ka përplasur një mjet tjetër, ku fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Të këshilluara

Plagoset i riu në Shkodër, autori në kërkim

Një i ri është plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Postribë të Shkodrës. Ai është qëlluar me armë në këmbë. Burimet thanë se është dërguar në s...

15:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI