Flash

Milan, Li Yongong kthehet ofensiv: siguron sekuestrimin e 364 milionëve të Elliott

Lapsi.al 20 July 2022
Milan, Li Yongong kthehet ofensiv: siguron sekuestrimin e 364 milionëve

Në Casa Milan presioni rreth Elliott po rritet pas shitjes së klubit te RedBird. Sipas raportimeve të "Il Sole 24 Ore", përveç mosmarrëveshjes ligjore të nisur nga aksionerët aktualë të pakicës së Blue Sky, ish-pronari i shoqërisë kuqezi Li Yonghong në fakt është bërë sërisht i gjallë duke u përplasur me fondin amerikan. I asistuar nga avokatët italianë të firmës Cleary Gottlieb, biznesmeni kinez bëri një lëvizje të papritur, duke siguruar sekuestrimin e 364 milionë eurove nga Gjykata e Luksemburgut.

Në detaje, përmes padisë që përfshin gjithashtu Rossoneri Sport Investment dhe Project Redblack, Yongong Li dëshiron të rikuperojë një pjesë të parave të humbura në marrëveshje. Kërkesat e tij për kompensim bazohen në një vlerësim të klubit kuqezi në 2018 prej mbi 600 milionë, të cilave do të duhej t'i zbriteshin 300 milionët e financuara nga Elliott. Sekuestrimi për Elliot në Luksemburg lidhet me një kredi të Projektit Redblack, një masë e përkohshme përpara se Elliott të mund të apelojë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI