Flash

Video/ Bremer, përfundon vizitat mjekësore: tifozët e Juventus 'çmenden' për brazilianin në JMedical

Lapsi.al 20 July 2022
Video/ Bremer, përfundon vizitat mjekësore: tifozët e Juventus
Gleison Bremer, pasi mbërriti dje në Caselle, iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në JMedical mëngjesin e sotëm, për entuziazmin e tifozëve të Juventusit që erdhën për ta parë dhe për të marrë disa autografe prej tij. Pas largimit të De Ligt, në drejtim të Bayern Mynih, klubi i Juventusit vendosi të provojë gjithcka për brazilianin me një propozim më të lartë se ai i Interit: 40 milionë pjesë fikse plus 7 bonuse. Tani Bremer pritet të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2027, pas së cilës do të mungojë vetëm njoftimi zyrtar. Bremer është një 'trofe' që tifozët bardhezinj e kanë pritur krahëhapur, jo vetëm se zëvendësoi një figurë si De Ligt, që shfaqi hapur mungesën e lidhjes me fanellën, duke zgjedhur të transferohet te Bayern, por edhe sepse lojtari iu rrëmbye në castin e fundit rivalëve të Interit, që kishin muaj që kishin akordin me të. Ndaj dhe turma që priti Bremer përpara JMedical ishte krejtësisht entuziaste për t'i uruar mirëserdhje brazilianit që mbërrin te Juventus me statusin e mbrojtësit më të mirë të edicionit të fundit të Serie A.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI