Flash

Maxi Lopez blen një... klub: është pronari i ri i Birmingham

Lapsi.al 19 July 2022
Maxi Lopez blen një... klub: është pronari i ri i Birmingham

Maxi Lopez blen një ... klub. Ish-sulmuesi, ndër të tjera, i Milanit, Sampdorias, Torinos dhe Barcelonës është në fakt pronari i ri i Birmingham, që militon në Championship në Angli: argjentinasi e mori zotërimin e klubit bashkë me një konsorcium. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta argjentinase 'La Nacion': Maxi Lopez do të menaxhojë Birmingham me Paul Richardson, një biznesmen i njohur, i cili zotëron markën e veshjeve Hera Clothing dhe ka qenë ish-drejtor i Gymshark. Ai bëhet kështu pronari i parë argjentinas i një klubi anglez.

Një marrëveshje përfundimtare me pronarët aktual të Birmingham Sport Holdings (BSHL) pritet të arrihet brenda tre javëve të ardhshme. Tashmë është paraqitur një aplikim në EFL që pronarët e rinj të marrin dritën jeshile nga presidentët e tjerë. Ndërkohë, Maxi Lopez ishte në St Andrew's sot për të filluar procedurat e duhura. "Është një ditë e lumtur për ne dhe të gjithë tifozët e Blues. Janë paratë tona. Unë kam punuar për këtë gjë prej gati një viti," tha ai për Sky Sports. "Unë mendoj se është një projekt i madh. Ka potencial të madh në këtë skuadër. Kur Ne folëm për këtë projekt me Paul Richardson, besuam se mund të bënim një punë të shkëlqyer në qytet, për tifozët dhe për ekipin”, përfundoi Lopez, i cili nuk ka luajtur kurrë në futbollin anglez.

Maxi Lopez u tërhoq nga futbolli në korrik 2021 në moshën 37-vjeçare. Fanella e fundit e veshur ishte ajo e Sambenedettese. "Faleminderit të gjithëve që më ndihmuat të arrij ëndrrën time. Ishte një udhëtim i bukur - ishte mesazhi i ditës së tij të lamtumirës - Ishte një përvojë jetësore. Kam jetuar shumë gjëra në karrierën time. Futbolli më ka formuar si njeri, duke më mësuar vlerat dhe sakrificën”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI