Flash

U ble për të bërë të harrojë Haaland, dramë për Haller: sulmuesi i Borussia Dortmund ka një tumor

Lapsi.al 19 July 2022
U ble për të bërë të harrojë Haaland, dramë
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, 28 vjeç, vuan nga kanceri i testikulit. Këtë e ka bërë të ditur klubi gjerman, duke shtuar se lojtari ka lënë grumbullimin në Zvicër për t'u trajtuar. “Kanceri i testikulit u zbulua” pas “ekzaminimeve të hollësishme mjekësore”, shpjegoi klubi në faqen e tij të internetit, duke shtuar se Haller “u ankua se nuk ndihej mirë pas stërvitjes të së hënës në mëngjes”. Lojtari i marrë nga Ajax në merkaton e verës për të zëvendësuar Erling Braut Haaland, i cili u transferua te Manchester City, është rikthyer në Dortmund, sqaroi klubi, duke shtuar se "testet e mëtejshme do të bëhen në një qendër të specializuar mjekësore". "Lajmi i sotëm ishte një tronditje për Sebastien Haller dhe për të gjithë ne," tha drejtori sportiv, Sebastian Kehl. E gjithë familja e BVB i uron Sebastien një shërim të plotë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ai të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm”. "Ne kërkojmë që të respektohet privatësia e lojtarit dhe e familjes së tij dhe të mos bëhen pyetje. Sapo të kemi më shumë informacion, do t'ju informojmë në konsultim me lojtarin", bëri të ditur Borussia Dortmund. HALLER NË RRJETET SOCIALE: "SHIHEMI SË SHPEJTI NË FUSHË" Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë me një postim në rrjetet sociale falënderoi tifozët për mesazhet e marra: "Dua t'ju falënderoj sërish nga zemra për mesazhet e shumta të marra. Jam shumë i prekur që kam ndjerë dashurinë tuaj dhe kam përshtypjen se nuk meritoj kaq shumë. E di që falë jush kjo do të jetë vetëm një provë tjetër në rrugën time. Shihemi së shpejti në fushë për të festuar fitoret tona të radhës".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI