Flash

Preferencë penalltish e kartonësh të kuq: ja me çfarë arbitrimi do të kenë të bëjnë Tirana, Vllaznia e Laçi

Lapsi.al 19 July 2022
Preferencë penalltish e kartonësh të kuq: ja me çfarë

Kundërshtarët në njërën anë e arbitrimi në tjetrën, pavarësisht se është e qartë se karakteristikat e atyre që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e raundit të dytë të Conference League vlejnë njësoj për të dy skuadrat. E megjithatë, një paralajmërim se me cfarë përballen skuadrat shqiptare në ndeshjet e tyre europiane nuk bën kurrë keq. Kështu, në debutimin në këtë turne, pas eliminimit në Champions, Tirana do të luajë me Mostar nën gjykimin e një katërshe arbitrash nga Qipro, me kryesor Loukas Sotiriou. Një emër jo i panjohur për skuadrat shqiptare duke qenë se ka gjykuar në edicionin 2019-2020, Lacin në barazimin 1-1 kundër Hapoel Ber Sheva në Europa League. Nuk është ekzaktësisht një arbitër i eksperiencës, duke qenë se ka 6 ndeshje ndërkombëtare dhe janë në kualifikueset e Europianit të të rinjve, U17 apo U21, apo edhe në fazën e grupeve të UEFA Youth League. Tirana duhet të ketë kujdes nga penalltitë, sepse në 6 ndeshje qiprioti ka akorduar 3, por për fat të treja për vendasit. Sotiriou do të asistohet nga Kalogiru dhe Georgiu, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Dimitriu.

Për Vllazninë, në debutimin europian kundër Universitatea Craiova, drejtësia do të vijë nga Irlanda me Paul McLaughlin dhe ndihmësit e tij, Christopher Campbell, Eoin Michael Harte, por njësoj me preferencë për 11 metërshat. 14 të akorduar në 30 ndeshje ndërkombëtare, nga të cilat 9 për vendasit e 5 për udhëtuesit, e bëjnë irlandezin të priret mesataraisht për 0.3 penallti për ndeshje. Nuk i kursen as të verdhat McLaughlin, 122 në total në Europë, shumë për një arbitër të shkollës britanike, por asnjëherë nuk ka përjashtuar dikë për dy të verdha, ndërsa të kuqin direkt e ka treguar 7 herë me pothuaj ekuilibër mes vendasve e miqve.

Laci, në ndeshjen në transfertë me Petrocub, do të ketë abitrin polak Krzysztof Jakubik si njeriun që do të vendosë drejtësi. Në 24 ndeshje ndërkombëtare janë vetëm 12 penallti të akorduara prej tij, port ë kuqin pothuaj nuk e njeh fare. Vetëm një, por për miqtë. Polaku, që do të asistohet nga Ëójcik dhe Niemiroëski megjithatë përdor pak edhe kartonin e verdhë, 82 në 24 ndeshje dhe asnjëherë nuk ka përjashtuar lojtar për dy të verdha, një detaj i rëndësishëm për bardhezinjtë që luajnë në transfertë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI