Flash

Michael Jordan në kërkim të cigareve, habit pronarin e dyqanit në Milano: foto e ish-kampionit bën xhiron e botës

Lapsi.al 19 July 2022
Michael Jordan në kërkim të cigareve, habit pronarin e dyqanit

Një udhëtim i shkurtër në Milano për ish-yllin e NBA, Michael Jordan. 59-vjeçari MJ ka bërë një shëtitje nëpër rrugët e qendrës së Milanos, duke u ndalur në një dyqan purosh, siç dëshmohet nga një foto e shpërndarë nga vetë pronari në faqen e Facebook të 'La Giornata Tipo'. "Përshëndetje djema, emri im është Luca dhe menaxhoj Casa Del Habano në Milano. Sot një burrë i gjatë hyri në dyqan dhe më pyeti nëse kisha disa lloje purosh. E pashë më mirë dhe e kuptova. Mu dridhën këmbët... Sot i kam shërbyer Michael Jordan”, ka shkruar pronari.

Pasdite Jordan, pasi mbërriti në Linate me avionin e tij privat, hëngri drekë me miqtë në një restorant në qendër të qytetit. Në mbrëmje, në bordin e një makine me xhama të errët, Jordan, pronari aktual i Charlotte Hornets, është drejtuar, për të shijuar darkën, në restorantin 'Langosteria', në zonën e Solari, shpeshherë i frekuentuar nga futbollistë dhe persona VIP.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI