Flash

Zbulohet telefonata e Mourinho e fjalët që bindën Dybalan: "Eja këtu të fitosh Kupën e Italisë dhe Europa League"

Lapsi.al 19 July 2022
Zbulohet telefonata e Mourinho e fjalët që bindën Dybalan:

Një telefonatë, disa fjalë, por të mjaftueshme për të zhbllokuar njëherë e përgjithmonë situatën. Që ndërhyrja personale e José Mourinhos ishte vendimtare për të bindur Paulo Dybala për të veshur fanellën e Romës, ishte menjëherë e qartë, por tani Repubblica zbulon gjithashtu përmbajtjen e asaj bisede telefonike mes portugezit dhe argjentinasit: "Eja këtu të fitosh, si Kupa e Italisë ashtu dhe Europa League janë brenda mundësive tona - ishin fjalët e Special One -. Të tjerat nuk e di, por me ty...".

Me Joyan me parametër zero, klubi verdhekuq ka siguruar një nga pjesët më të vlefshme në merkaton e verës, por puna e Tiago Pinto nuk ka përfunduar. Fokusi është kryesisht te mesfusha, pas lamtumirës së Mkhitaryan, Oliveiras dhe asaj të mundshme të Veretout. Vetëm Matic nuk mjafton për të garantuar cilësinë dhe sasinë në mesin e fushës dhe për këtë arsye Roma ka vënë në shënjestër edhe një element tjetër me përvojë të madhe ndërkombëtare: Georginio Wijnaldum. Holandezi po largohet nga Paris Saint Germain, pas një sezoni që sigurisht nuk është emocionues dhe Campos po përpiqet ta huazojë me të drejtën e blerjes, një formulë që do të ishte e dobishme edhe për verdhekuqtë.

Pengesa e vërtetë për ardhjen e ish-mesfushorit të Liverpool në kryeqytet është paga e tij mbi 9 milionë euro neto, disproporcionale për Serie A. Roma synon ta ndajë 50% me parisienët, por gjithsesi duhet të lehtësojë barrën e pagave me disa shitje. Krahas Veretout, në dalje janë edhe Kluivert e Diawara, me Mourinhon që do të donte ta mbyllte sa më shpejt këtë goditje, për t'u përqendruar në fillimin e kampionatit, tani më pak se një muaj larg.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI