Flash

Video/ De Ligt përshëndet Juventus: "Një nder që luftova për këto ngjyra"

Lapsi.al 19 July 2022
Video/ De Ligt përshëndet Juventus: "Një nder që
Lamtumira e Matthijs De Ligt me botën e Juventusit nuk vonoi, përkundrazi erdhi së bashku me njoftimet zyrtare nga Juventus dhe Bayern. Në Instagram, mbrojtësi holandez falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për ta bërë atë të ndihet si në shtëpinë e tij që në ditët e para kur mbërriti në Caselle në 2019. “Një nder që kam luftuar për këto ngjyra”, shkruan De Ligt. Në atë kohë dukej fillimi i një cikli të ri për mbrojtjen e Juventusit, përkundrazi ishte thjesht një kapitull tranzicioni. Juve do të përfitojë 67 milionë plus 10 bonuse, me holandezin që tashmë fluturoi për të arritur grumbullimin e bavarezëve në Shtetet e Bashkuara. MESAZHI I DE LIGT PËR JUVENTUS "Një kapitull i mrekullueshëm në karrierën time përfundon sot. Faleminderit të gjithë familjes "Juventus", klubit, trajnerëve, shokëve të mi të skuadrës, të gjithë stafit dhe tifozëve fantastikë që më kanë treguar gjithë dashurinë e tyre gjatë viteve. Ishte një nder të luftonim së bashku për këto ngjyra dhe të luaja për Juventusin. Ju do të jeni gjithmonë në zemrën time."

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI