Flash

Bekaj i mban në lojë, po nuk eviton dot humbjen me Zrinjskin: as ndryshimet nuk i bëjnë punë Tiranës

Lapsi.al 19 July 2022
Bekaj i mban në lojë, po nuk eviton dot humbjen me Zrinjskin: as

Dicka nuk shkon. Tirana del përsëri e mundur nga ndeshja, këtë herë në Conference League përballë Zrinjski Mostar. Kampionët e Bosnje Hercegovinës janë imponuar 0-1 në Arenën Kombëtare me një gol të shënuar me penallti nga Bilbija, por rezultati mund të kishte qenë shumë më i rëndë nëse Bekaj nuk do të kishte ndaluar cdo tentativë tjetër të drejtuar në kuadratin e portës bardheblu. Rezultati mund të jetë ende i hapur, por pas kësaj performance vështirë se mund të mendohet që kampionët e Shqipërisë të bëjnë përmbysjen në transfertën e kthimit.

Nuk bënë punë as lëvizjet e Orges Shehit, që la jashtë Totren e Dejvid për të provuar kartat me debutuesin në Europë Qefalijan dhe Hasanin. Bardheblutë ishin njësoj të vakët dhe aspak krijues. E akoma më keq me gabime amatoreske si në rastin e penalltisë që vendosi ndeshjen. Humbja e tretë në tre ndeshje në Europë. Një gol i shënuar dhe katër të pësuar: një bilanc që nuk i shkon aspak për shtat Tiranës, shumë inferior në nivel loje me Zrinjski Mostar.

Ndoshta penalizues ishte episodi i minutës së 12, kur një tentativë spastrimi zone i Aleksit u shndërrua në penallti. Bekaj i shkoi shumë afër devijimit të 11 metërshit, ndërsa më pas priti cdo tentativë të drejtuar në portën e tij, duke shpëtuar rezultatin të paktën dy herë në mënyrë flagrante në pjesën e parë: në minutën e 24 në devijimin e Bilbijas dhe në të 32 në goditjen e Tiçinoviç. Në pjesën e dytë, bardheblutë ishin më agresivë, u munduan të shtyjnë drejt portës së kundërshtarit, por rastet para portës munguan dhe në vend të tyre ishin vetëm disa goditje sporadike jashtë kuadratit, përpara se në fund në të 95, Bekaj të shpëtojë edhe një herë rezultatin në tentativën e Çuzhe. Tani duhet një mrekulli, që Tirana të tjetërsohet në një javë e të kthehet një skuadër e frikshme për kundërshtarët, qofshin këta edhe boshnjakët e Zrinjski Mostar...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI