Flash

"Njeriu me maskë" zyrtarisht i Romës: Dybala prezantohet në mënyrë ikonike

Lapsi.al 20 July 2022
"Njeriu me maskë" zyrtarisht i Romës: Dybala prezantohet
Paulo Dybala është zyrtarisht një lojtar i Romës: klubi verdhekuq parapriu njoftimin përmes një postimi në Tëitter me sytë e argjentinasit dhe një orë rëre dhe, pak më pas, konfirmoi se lojtari ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025 dhe se do të mbajë numrin 21. "Ditët që më çuan te kjo firmë ishin një kombinim i shumë emocioneve: vendosmëria dhe shpejtësia me të cilën Roma tregoi se më donte, bëri diferencën - ishin fjalët e tij të para -. Arrij në një ekip në rritje, me një shoqëri që vazhdon të vendosë themele gjithnjë e më të forta për të ardhmen dhe një trajner, José Mourinho, me të cilin është privilegj të punoj. Si kundërshtar e admiroja atmosferën e krijuar nga tifozët verdhekuq, tani mezi pres të mund t'i përshëndes me fanellën e Romës”. Ende nuk është caktuar data për konferencën e parë për shtyp të Joyas, por mund të jetë 6 gushti, me prezantimin para tifozëve një ditë më pas në Olimpico, në ndeshjen miqësore kundër Shakhtar Donetsk. Nga ana tjetër, dihet data e debutimit të tij me verdhekuqtë, e planifikuar për këtë të shtunë në një miqësore kundër Nice. “Përfshirja e Dybala në projektin tonë dëshmon për besueshmërinë e Klubit dhe mirësinë e punës që po kryejmë të gjithë së bashku”, komentoi drejtori i përgjithshëm i zonës sportive të klubit, Tiago Pinto. “Paulo është një futbollist i staturës botërore, ka fituar tituj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare: ai do të sjellë klasin e tij në Romë dhe jam i sigurt se me të do të jemi më të fortë dhe më konkurrues”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI