Flash

Dybala te Roma ka vetëm një pengesë: Friedkin nuk duan të paguajnë komisionet e larta të menaxherëve

Lapsi.al 12 July 2022
Dybala te Roma ka vetëm një pengesë: Friedkin nuk duan të

Roma e ka seriozisht për Paulo Dybala-n dhe pavarësisht profilit të ulët të mbajtur nga Friedkins për këtë çështje, klubi verdhekuq po lëviz për argjentinasin, ende i lirë në mes të korrikut. Interi ka një marrëveshje me lojtarin prej disa kohësh, por vështirësia për të hequr qafe disa sulmues, duke filluar nga Sanchez, ftoh shumë një pistë që dukej e nxehtë. Dybala është lodhur duke pritur dhe është rikthyer në Itali i vendosur për të gjetur një ekip sa më shpejt të jetë e mundur, madje duke hequr dorë edhe nga diçka për pagën e tij. Mourinho i kërkoi klubit një përpjekje për ta veshur argjentinasin verdhekuq.

E thënë e bërë, të paktën në qasjet mes palëve. Roma është bërë e gjallë në kontaktet me stafin e lojtarit dhe këtë herë argjentinasi, si për çdo propozim tjetër, do të vlerësojë me kujdes ofertën dhe projektin teknik. Konkurrenca në teori nuk mungon, duke filluar me Interin, por edhe me Napolin dhe Milanin që janë spostuar, por vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.

Cështja - raporton Il Messaggero - nuk do të ishte pagesa e Dybalas, i cili është bindur të kërkojë diçka më pak, në krahasim me një muaj më parë, sa komisionet e larta të kërkuara nga menaxherët dhe që Friedkins nuk janë të gatshëm t'i shpenzojnë. Ekziston faktori Mourinho në gjithë këtë situatë. Special One ka bërë një kërkesë specifike për të tentuar ta marrë argjentinasin pavarësisht nga e ardhmja e Zaniolos, sidoqoftë gjithnjë e më larg Romës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI