Flash

Real thyen paktin me Atlètico Madrid: gati të rrëmbejë talentin e Akademisë Colchoneros

Lapsi.al 29 June 2022
Real thyen paktin me Atlètico Madrid: gati të rrëmbejë
Prej rreth 15 vjetësh ka pasur një pakt për të mos u konfliktuar, mes Real dhe Atletico Madrid, një lloj marrëveshjeje verbale mes presidentëve të dy klubeve: Merengues dhe Colchoneros nuk mund të "vjedhin" talentet e rinj të njëri-tjetrit nga akademitë e tyre përkatëse. Epo, pas një dekade e gjysmë, Blancos janë gati të prishin këtë mirëkuptim xhentilmenësh, ndoshta duke nisur tashmë një seri transferimesh nga njëra anë e qytetit të Madridit në tjetrin. E gjithë kjo, për një lojtar 15 vjeçar. Dy klube rivale të qytetit, që si bashkëjetues të mirë kishin shmangur t'i rrëmbenin njëri-tjetrit të rinjtë premtues të akademive, nuk është diçka që ndodh shumë shpesh. Real dhe Atlètico Madrid rezistuan gjatë, por 15 vite jo agresive kanë qenë shumë, ndoshta tepër. E xhevahiri i Colchoneros Jesus Fortea, mbrojtësi i djathtë i lindur në vitin 2007, do të jetë vetëm i pari nga një seri e gjatë 'grabitjesh' që mund të ndodhin në vitet e ardhshme. 15-vjeçari u komunikoi drejtuesve, të shtunën, dëshirën e tij për të mos vazhduar me Atleticon, që u zemëruan nga humbja e një produkti nga çerdhja e tij. Siç raporton Marca, Toni Munoz, një nga menaxherët e lojtarit, luajti një rol vendimtar në këtë transferim. Nga ana tjetër, Atlètico ka besim se do të arrijë të mbajë në skuadër Nacho Aalameda, mesfushorin dhe kapitenin e skuadrës së të rinjve, pavarësisht se tashmë Reali po bën presion për lojtarin. Akademia bardhekuqe është nën sulm, por jo vetëm nga merengues. Edhe Bayern Mynih po përpiqet të rrëmbejë nga Colchoneros Javier Fernandez, tepër premtues, që tani në xhiron e kombëtareve spanjolle të moshave.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jesus (@jesusfortea)

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI