Flash

F1/ Red Bull nuk fal Juri Vips: zyrtar shkarkimi i pilotit "racist"

Lapsi.al 28 June 2022
F1/ Red Bull nuk fal Juri Vips: zyrtar shkarkimi i pilotit "racist"
Tolerancë zero. Red Bull vendosi të mos e falë Juri Vips dhe i dha fund kontratës me pilotin rezervë. Arsyeja? Ndërsa merrte pjesë në një streaming të një video loje të famshme "lufte", piloti 21-vjeçar estonez lejoi veten të thoshte disa fraza homofobe dhe raciste. Një gjuhë e papranueshme që nxiti reagimin e menjëhershëm të Red Bull me pezullimin, i konfirmuar sot me shkarkimin. "Pas hetimit të incidentit online, që përfshiu Juri Vips, Oracle Red Bull Racing ka vendosur të ndërpresë kontratën me testuesin dhe pilotin rezervë. Ekipi dënon të gjitha format e racizmit", ishte deklarata e ekipit. Një goditje shumë e rëndë për karrierën e Vips, aktualisht në vendin e shtatë në kampionatin e Formula 2 (përvojë në këtë pikë po aq në rrezik, pa mbështetjen tashmë të RB), veçanërisht pas debutimit të fundit në fundjavën e GP së Spanjës, edhe pse vetëm në raundin e parë të provave të lira dhe i kufizuar në një program testimi që nuk përfshinte mundësinë e drejtimit me shpejtësi të plotë. Megjithatë, një shans i parë që nuk do të ndiqet nga të tjerë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI