Flash

"Milan? Jo Faleminderit": kuqezinjtë humbasin objektivin e dytë të merkatos, Renato Sanches do vetëm PSG

Lapsi.al 28 June 2022
"Milan? Jo Faleminderit": kuqezinjtë humbasin objektivin e

Pas Sven Botman, Milani mund të humbasë objektivin e dytë të merkatos: Renato Sanches. Mesfushori portugez, që prej dimrit të kaluar në shënjestrën e kuqezinjve, sipas asaj që filtron nga Franca ka vendosur të pranojë avancimin e Paris Saint-Germain, duke e preferuar përpara Milanit edhe për shkak të ardhjes në pankinën parisiene të Galtier, në vend të Pochettinos. Kuqezinjve nuk i kishte mbetur gjë tjetër përvecse të provonin një ofertë në rritje, por vullneti i lojtarit do të bënte gjithnjë diferencën.

Ajo që dëshmon pika e kthesës në favor të parisianëve të Renato Sanches është Le Parisien, një gazetë që ka qenë gjithmonë shumë pranë ngjarjeve të PSG-së. Oferta e klubit kampion francez për Lille do të ishte rreth 10 milionë euro, e refuzuar për momentin, por me gatishmërinë e lojtarit për të kompletuar transferimin një vit nga skadimi i kontratës. Për portugezin, që ka refuzuar propozimin e Milan, është gati një marrëveshje trevjeçare.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI