Flash

Leao, lidhja me të ëmën e dashuria për muzikën: “Me rrogën time të parë i bleva shtëpi prindërve”

Lapsi.al 28 June 2022
Leao, lidhja me të ëmën e dashuria për muzikën:

Rafael Leao në një intervistë të gjatë për 'Login', revistën mujore Corriere della Sera kushtuar inovacionit, shkencës dhe teknologjive të reja, ka folur për Milanin, por edhe për familjen, rrjetet sociale dhe muzikën. Portugezi, i cili pak javë më parë fitoi titullin me kuqezinjtë, ka rrëfyer emocionet e përjetuara me ekipin dhe tifozët: “Futbolli pa tifozë është tjetër gjë, nuk ka asgjë për të shtuar. Këtë vit në San Siro erdhën të në mbaështesin mbi një milion njerëz në total, pa konsideruar sa herë të luanim në transfertë ishte si të luanim në shtëpi: në Reggio Emilia, në ndeshjen vendimtare, ndihesha si në Milano. E pastaj deti i njerëzve që na përshëndetën në kthimin tonë në qytet dhe të nesërmen në paradë me autobusin e hapur. Jo, ndjesitë që përjeton në jetën reale janë tjetër gjë!”.

Leao ishte një nga protagonistët e sezonit të fundit të Milanit dhe vlera e tij në treg është rritur shumë. Por atij nuk i intereson: “Për hir të qiellit, kjo është diçka që nuk e mendoj. Vlera ime e vërtetë është tjetër gjë. Zoti më dha talent dhe duhet të jem mirënjohës dhe të vazhdoj të punoj fort që të mos e shpërdoroj”.

23-vjeçari e di që duhet të rritet ende, por e di edhe se konsiderohet shembull nga shumë të rinj. Një përgjegjësi e madhe: “Jam ende i ri dhe e di që duhet të rritem nga të gjitha këndvështrimet. Por kur mendoj se konsiderohem shembull për më të rinjtë sigurisht që më gëzon shumë. Por është gjithashtu një përgjegjësi, diçka që duhet mbajtur parasysh çdo ditë”.

Leao flet edhe për marrëdhënien me familjen: “Për mua familja është gjëja më e rëndësishme. Atë që bëj në fushë dua t'ua përcjell atyre, dua të bëj mirë për ata. Marrëdhënia me mamin është e veçantë, jua kam thënë tashmë: telefonon çdo ditë për të marrë vesh si jam. Babai im është një person ndryshe, ai dëshiron që unë të bëj gjërat e duhura. Jam shumë i lidhur dhe me rrogën e parë bleva menjëherë një shtëpi për ta”.

Në jetën e Leaos ka hapësirë edhe për muzikë: “Më pëlqen shumë repi dhe mendoj se kur të mbaroj karrierën time futbollistike mund të bëj këtë gjë në jetë. Tani për tani është vetëm një kalim kohe: bëj 'trap', por flas mbi të gjitha për jetën time, për sakrificat për të arritur deri këtu. Mendime që i ndaj edhe me Cabral, një prani fikse në jetën time”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI