Flash

Roma tërhiqet nga Trofeu Gamper, tërbohet Barcelona: "Do të vlerësojmë veprimet ligjore"

Lapsi.al 27 June 2022
Roma tërhiqet nga Trofeu Gamper, tërbohet Barcelona: "Do të
Barcelona mund të padisë Romën. Përmes një njoftimi për shtyp, shoqëria verdhekuqe bëri të ditur se ishte tërhequr nga pjesëmarrjen në Trofeun Gamper. Përgjigja e Barcelonës ishte e menjëhershme dhe pas pak minutash, sërish me një deklaratë të transmetuar në kanalin e klubit në Tëitter, blaugranat deklaruan: “Zona ligjore e Klubit po studion veprimet e duhura për t'i kërkuar ekipit italian dëmet që ky vendim i shkakton FC. Barcelonës dhe tifozëve të saj”. Ndeshja duhej të zhvillohej më 6 gusht në Camp Nou. Vullneti i Romës është që të planifikojë përgatitjen e saj me impenjime të tjera “më pak ndikuese në profilin e udhëtimit”. Motivim që absolutisht nuk e ka bindur Barçën, që në fakt flet për një vendim “pa shkak”. Klubi njoftoi se tashmë po punon për të gjetur një rival të ri dhe se "rimbursimi i biletave të blera tashmë do të aktivizohet në 24 orët e ardhshme. Gjithashtu specifikohet se pezullimi i këtyre ndeshjeve është për shkak të rrethanave që nuk kanë lidhje me Barcelonën, por ekskluzivisht me vullnetin e AS Roma”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI