Flash

FOTO/ E kërkon Mourinho, shfaqet nudo në Instagram: "Më kanë hakeruar telefonin, më falni"

Lapsi.al 27 June 2022
FOTO/ E kërkon Mourinho, shfaqet nudo në Instagram: "Më

Një episod i shëmtuar për Davide Frattesin, mesfushorin e Sassuolos dhe kombëtares italiane të kërkuar (me këmbëngulje) nga Roma. Lojtari, këto ditë me pushime në Ibiza me shokun e tij Scamacca, ka parë telefonin e tij të mbushur me njoftime, kur në story-t e tij në Instagram, është shfaqur një foto ku është krejtësisht i zhveshur. Kur e vuri re, Frattesi e fshiu foton dhe shkruajti: “Djema, më falni, por dikush ka hakeruar telefonin tim. Më vjen keq".

Në muajt e fundit, një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe me portierin Musso: vetëm se e kishte publikuar ai imazhin e një surprize për të dashurën e tij, të bërë në shtëpi, dhe ku në pasqyrë ishte refleksi i siluetës së tij pa rroba. Edhe në atë rast fotografia u hoq menjëherë, por Musso e kishte pranuar pavëmendjen. Megjithatë, këtë herë Frattesi do të përpiqet të kuptojë se si ka mundur të përfundojë një foto private në profilin e tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI