Flash

18 vida nën nofull, rrëfimi tronditës i Osimhen për përplasjen me Skriniar: "Si një eksperiencë para-vdekje"

Lapsi.al 27 June 2022
18 vida nën nofull, rrëfimi tronditës i Osimhen për

Victor Osimhen ka folur sërish për dëmtimin e tmerrshëm që pësoi në një përplasje me Milan Skriniar gjatë ndeshjes Inter-Napoli më 26 nëntor 2021, në mikrofonat e radio transmetuesit Wazobia FM. Një incident që sulmuesi nigerian nuk do ta harrojë kurrë: “Dëmtimi që vuajta kundër Interit ishte si një përvojë para-vdekje – ishin fjalët e tij -. Mund ta shpjegoj vetëm atë atë që ndjeva, sepse ishin fytyra dhe trupi im. Arrita të largohesha nga fusha vetëm dhe pa barelë, kuptova se mund ta perballoja".

Më pas, nigeriani ka kujtuar edhe rehabilitimin e gjatë që e detyroi të humbiste disa ndeshje dhe të hiqte dorë nga Kupa e Afrikës: “Kur mbërrita në spital, i thashë mjekut se do të jem jashtë maksimumi dy javë. Rrezet X treguan se kisha fraktura të shumta të kockave, që duheshin hequr dhe nofulla duhej riparuar nga brenda. Kam dicka si 18 vida nën nofull. Për shumë net nuk mund të flija dot, as të haja nga dhimbja. Fatmirësisht jam një luan dhe e di llojin e mentalitetit që kam. Në mendjen time e kisha planifikuar tashmë kthimin pas operacionit".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI