Flash

Berlusconi habit tifozët e Milan: "Arritja me Monzën, më mirë se sukseset me kuqezinjtë"

Lapsi.al 25 June 2022
Berlusconi habit tifozët e Milan: "Arritja me Monzën, më

“Ishte diçka unike”. Kështu e përshkroi Silvio Berlusconi, duke folur në një tubim politik të Forza Italias, promovimin e Monzas së tij në Serie A. "Unë jam ende presidenti më i suksesshëm i futbollit në botë falë Milanit tim. Por këtë herë, së bashku me Adriano Gallianin, i cili më bindi të provoja këtë sfidë të re tre vjet më parë nga Serie C, bëmë diçka të jashtëzakonshme: i dhuruam për herë të parë një vendi prestigjioz si Monza, skenën që meriton, atë të Serie A”.

Një emocion edhe më i madh se sukseset e së shkuarës dhe e thënë kjo nga presidenti që kanë më për zemër, tifozët e Milanit do të ndjejnë 'goditjen': “E dini, me Milanin fitova gjithçka, por emocioni që ndjeva në ditët e fitores në play-off, me përqafimin e të gjithë qytetit, ishte më i madh se çdo sukses i arritur me kuqezinjtë, me të cilët jam gjithmonë shumë i lidhur”. Synimi i radhës, siç konfirmoi edhe vetë Berlusconi, është që, me kalimin e kohës, të arrijë të konkurojë me klubet e mëdha të kampionatit italian.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI