Flash

Ushqim i keq, fatura të larta: restoranti i Ryan Giggs "mbytet" nga recensionet negative në Tripadvisor

Lapsi.al 25 June 2022
Ushqim i keq, fatura të larta: restoranti i Ryan Giggs "mbytet"

Problemet nuk kanë fund për Ryan Giggs. Ish-lojtari i Manchester United sigurisht ka pasur momente më të mira. Pas akuzave për dhunë në familje, me rrahjen e të fejuarës, gjë që e detyroi të largohej nga drejtimi i kombëtares së Uellsit, as biznesi nuk po lulëzon për uellsianin. Restoranti që Giggs ka hapur në Ëorsley, një qytet në qarkun e Greater Manchester, ka qenë subjekt i shumë vlerësimeve negative në Tripadvisor.

Ish-lojtari i "Djajve të Kuq" kishte vendosur të hapte dyert e "George's Dining Room and Bar", së bashku me miqtë e fëmijërisë Kelvin Gregory dhe Bernie Taylor, por gjërat nuk po shkojnë aq mirë. Konsumatorët ankohen për ushqim të dobët, shërbim jo në nivel, çorganizim dhe fatura shumë të larta.

Një lajm shumë i keq për Giggs, që vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi largimin përfundimtar nga kombëtarja e Uellsit. E gjitha ndodhi pas një agresioni në familje ndaj të fejuarës së tij. Ish-mesfushori i Manchester United u shoqërua në komisariatin e policisë ku u pyet për disa orë, përpara se të lihej i lirë me kusht në Pendleton. Ngjarja u bë e ditur në polici nga fqinjët, që lajmëruan forcat e rendit për shkak të zhurmave që vinin nga banesa: “Një grua rreth të 30 ka pësuar dëmtime të lehta, por nuk ka patur nevojë për mjekim. Një 46 vjecar është arrestuar me akuzën e agresionit”, deklaroi një zëdhënës i policisë në Manchester, në lidhje me sherrin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI