Flash

Rrezikoi mbytjen, Alvarez ndalohet të konkurojë nga FINA: "Trajnerja mu duk si superhero"

Lapsi.al 24 June 2022
Rrezikoi mbytjen, Alvarez ndalohet të konkurojë nga FINA:

Asnjë garë, asnjë rikthim në ujë për Anita Alvarez, sinkronetën amerikane që të mërkurën rrezikoi të mbytet gjatë ushtrimit individual të lirë në Kampionatin Botëror të Budapestit. Mjeku i Fina-s nuk i dha autorizimin 25-vjeçares, për të garuar me skuadrën e saj. Vajza ishte jashtë rrezikut që në mbrëmje, pas kthimit në hotel, iu nënshtrua ekzaminimeve të kujdesshme, u qetësua nga e ëma dhe nga stafi mjekësor dhe teknik i kombëtares amerikane, por u përjashtua nga konkurimi dhe për të Botërori ka përfunduar. “Isha e shokuar nga fotot ku isha pa ndjenja nën ujë, por më pas i pashë nga ana pozitive. Tani mendoj se fotot janë të bukura në një farë mënyre. Të shoh veten ashtu nën ujë, kaq të qetë, kaq të palëvizshme dhe duke parë Andrean (trajneren spanjolle Fuentes) duke u zhytur me krahun e shtrirë duke u përpjekur të më arrinte, si një superhero, më bëri një farë efekti”.

MJEKJA- Mjekja amerikane, Selina Shah, sqaroi: "Është një vendim që e ka marrë Fina. Unë kam ofruar të gjitha materialet mjekësore, nga e kaluara deri tek ato të fundit. Ne u përpoqëm të jemi gjithëpërfshirës. Sipas mendimit tim, ajo mund të konkurronte. Unë isha e bindur për këtë. Ajo ndihej e bindur se mund të konkuronte. Ajo ishte kthyer në normalitet. I kishte bërë të gjitha testet të cilat i dhanë aprovimin. Edhe teste private (personale), që i organizuam dhe i përgatitëm vetë. A ka dhënë Fina shpjegime përse nuk mund të garonte? Nuk jam në dijeni. Cfarë do të bëjmë? Kur të kthehemi në shtëpi do të mundohemi të kuptojmë cfarë ndodhi".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI