Flash

Milan priste të ulte çmimin, Botman shkon në Premier League: hollandezi pranë firmës me Newcastle

Lapsi.al 24 June 2022
Milan priste të ulte çmimin, Botman shkon në Premier League:

Sven Botman është një hap larg nga Newcastle. Nëse nuk ka përmbysje të bujshme të situatës, qendërmbrojtësi holandez 22-vjeçar do të hiqet nga lista e objektivave të Milanit për këtë verë në merkato. Interesimi i kuqezinjve zgjati shumë, të paktën për planet e Botman, i cili për këtë arsye vendosi të mos presë më dhe të kalojë në Premier League, në një klub, pronësia e re e të cilit ka burime të mëdha financiare dhe që synon ta çojë atë në majat e futbollit anglez në pak vite.

Në janar, Magpies e kishin provuar, por ata po luftonin për të mos zbritur në Championship dhe Botman kishte preferuar të priste, gjithashtu për të kuptuar nëse Milani do të konkretizonte interesimin. Sot, megjithatë, Newcastle bëri një përshpejtim vendimtar me Lille për kartonin e lojtarit, duke gjetur efektivisht një marrëveshje me klubin francez mbi bazën e rreth 45 milionë eurove.

Kështu, Milani tani duhet t'i drejtohet objektivave të tjerë. Kalimi i pronësisë nga duart e fondit Elliott në ato të RedBird ka krijuar një ngadalësim në strategjitë e tregut, i përforcuar pjesërisht nga mospërcaktimi i rinovimeve të kontratave të drejtorit teknik Maldini dhe atij sportiv Massara (nënshkrimi pritet në fillim të javës së ardhshme për të dy).

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI