Flash

United nuk bën blerje, Ronaldo kundërshton hapur: Bayern gati t'i japë rolin e Lewandowskit

Lapsi.al 24 June 2022
United nuk bën blerje, Ronaldo kundërshton hapur: Bayern gati t'i

Cristiano Ronaldo është i shqetësuar dhe kundër faktit që klubi nuk ka ndërmend të bëjë blerje, me Manchester United, që lejoi të parakalohej nga Liverpool për Darëin Nunez dhe nuk po arrin të mbyllë operacionet për Frankie de Jong dhe Antony. Sipas shtypit anglez, CR7 po mendon për një lamtumirë të bujshme, pavarësisht një viti tjetër kontratë dhe fjalëve të vlerësimit për menaxherin e ri Erik ten Hag. Mundo Deportivo shkon më tej dhe hipotezon një transferim të mundshëm të kampionit luzitan te Bayern Mynih. Bavarezët e shohin portugezin si njeriun që mund të bëjë të harrohet Lewandowski, që mezi pret të largohet drejt Barcelonës dhe që është në thyerje të mardhënieve totale me klubin gjerman.

Një vit pas lamtumirës së bujshme nga Juventus, Cristiano Ronaldos i janë rikthyer pakënaqësitë dhe po mendon t'i japë lamtumirë përgjithmonë Manchester United. Gëzimi dhe optimizmi i shfaqur edhe publikisht për ardhjen e Ten Hagut në pankinë duket se i ka lënë vendin dorëzimit e shqetësimit. Mbi të gjitha sepse portugezi ka frikë se Djajtë e Kuq nuk do të mund të rikthehen menjëherë konkurrentë, pasi nuk arritën të kualifikohen në Champions League në sezonin e sapo përfunduar. CR7 po shijon pushimet familjare dhe po ndjek me ankth merkaton e United, ende në zero në zërin e hyrjeve. Për momentin, klubi anglez po merr vetëm refuzime dhe nuk është në gjendje të mbyllë marrëveshje, si ato për sulmuesin e Ajax, Antony, apo mesfushorin e Barçës, De Jong.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI