Flash

Video/ “Jeni këtu për të luajtur futboll b**e!”: imazhet ku Bruno Fernandes ofendon shokët bëhen virale

Lapsi.al 24 June 2022
Video/ “Jeni këtu për të luajtur futboll b**e!”:
Sezoni i Mançester Junajtid ka qenë shumë më i ulët se pritshmëritë, me klubin jashtë Champions dhe larg objektivave të fiksuar për verën. Klima brenda dhomave të zhveshjes ka qenë mjaft e rëndë, me shumë grindje të brendshme që prishën vitin e Djajve të Kuq. Dhe në këto orë në rrjet është publikuar një video në të cilën Bruno Fernandes kapet me dy shokët e tij të skuadrës në një shkëmbim ofendimesh që u bënë menjëherë virale. Një video është shfaqur ditët e fundit në rrjetet sociale, e publikuar nga agjencia braziliane e marketingut të futbollit O Clube Football si pjesë e një dokumentari të titulluar “Një ditë në jetën e Telles”. Në atë video, vetë Alex Telles në shoqërinë e Fred qëndronte jashtë qendrës sportive në Carrington me qëllim për të bërë xhirimet, por sapo Bruno Fernandes i pa nga larg ai i bërtiti: "Mjaft u bëtë kaq b**e!". Por kjo nuk është e gjitha, pasi pak kohë më pas portugezi shtoi: “Ju jeni këtu për të luajtur futboll, jo për të bërë filma!”. Pastaj përfundoi me ekzagjerim, duke iu drejtuar grupit televiziv: “Filmoni k**in tim!”. Fred dhe Telles, me sa duket të hutuar nga agresiviteti i Bruno Fernandes, i përgjigjen mesfushorit: "Qetësohu, k**i!". Në këtë pikë, tifozët e United kanë lavdëruar "mentalitetin e kapitenit" të shfaqur nga portugezi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI