Flash

Video/ Tym i bardhë nga konklava: gjeniale gjetja e Newcastle për të lajmëruar blerjen e Nick Pope (Papës)

Lapsi.al 24 June 2022
Video/ Tym i bardhë nga konklava: gjeniale gjetja e Newcastle për
Pasi u ble nga Fondi PIF i kontrolluar nga familja mbretërore e Arabisë Saudite dhe duke u bërë për rrjedhojë një nga klubet më të pasura në botë, Newcastle po kërkon të ndryshojë marsh në merkato për të luftuar menjëherë për kreun e Premier League. Por revolucioni kalon edhe përmes marketingut dhe botës sociale, kështu që ku ka mënyrë më të mirë për të rënë në sy sesa të shpikësh një ide brilante për të prezantuar për tifozët blerjen e portierit të ri Nick Pope? Videoja e postuar në kanalet zyrtare të klubit është absolutisht e shkëlqyer. Me një ofertë prej rreth 10 milionë paund, Newcastle ka nënshkruar me Nick Pope, një portier 30 vjecar, prej kohësh në xhiron e kombëtares angleze. Portieri largohet kështu nga Burnley, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Magpies. E bardhezinjtë vendosën ta shpallin blerjen në rrjetet sociale me një video që do të ishte shumë pak të quhej e shkëlqyer... Në video shihet stadiumi i Newcastle, St James' Park, dhe befas diçka del nga stadiumi, një tym i bardhë për të qenë të saktë. Arsyeja është e qartë: tymi i bardhë që del nga Kapela Sistine do të thotë se një Papë i ri është zgjedhur nga Konklava e mbledhur. Lidhja bëhet me mbiemrin e portierit, Pope, që do të thotë Papa, dhe sinjalit që del nga Shën Pjetri pas zgjedhjes së Papës, mund të duket i zakonshëm, por është tmerrësisht efektiv.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI