Flash

Haaland, aventura te City nis nga shtëpia e… Pogba: norvegjezi do të blejë super vilën e francezit

Lapsi.al 25 June 2022
Haaland, aventura te City nis nga shtëpia e… Pogba: norvegjezi do

Erling Haaland është gati për t'u transferuar në Manchester, në spondin City dhe për të blerë një super shtëpi të re. Por ka një detaj shumë kurioz të zbuluar nga The Sun: norvegjezi mund të blejë vilën që dikur i përkiste Paul Pogba, i cili do të transferohet në Itali.

Nga ajo që bën të ditur media britanike, super shtëpia kushton 3.5 milionë euro (qiraja do të ishte gati 35 mijë euro në muaj), ka pesë dhoma gjumi, një pishinë të ngrohtë, një palestër, një sauna dhe një fushë futbolli të mbyllur ku mund të stërvitet e pagëzuar me emrin P. P. Arena nga Pogba. Tani i gjithë ky luks mund të bëhet i Haaland.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund, në fakt e ka vizituar shtëpinë me qëllimin për ta blerë dhe është magjepsur prej saj. Së shpejti sulmuesi i ri mund të "zëvendësojë" Oktapodin, të paktën për sa i përket pushtimit të vilës spektakolare.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI