Flash

Atë që nuk ia bënë fotot me dy femra në shtrat para dasmës, ia bën Brugges: Caroll ndërpret muajin e mjaltit

Lapsi.al 25 June 2022
Atë që nuk ia bënë fotot me dy femra në shtrat para

Pavarësisht nga pasojat e fotove skandaloze të tij, që e tregonin në shtrat me dy gra, ish-sulmuesi i Liverpool dhe West Ham, Andy Carroll në fillim të qershorit fluturoi njësoj për muajin e mjaltit me partneren e tij Billi Mucklow. Pas dasmës, çifti fluturoi për në Meksikë për muajin e mjaltit, që fotot inkriminuese nuk e prishën dot, por ndërprerja ka ardhur gjithsesi për një arsye të pamenduar. Një thirrje e klubit belg të Bruges, që kishte vendosur të nënshkruante një kontratë me qendërsulmuesin, i cili do të lirohet nga West Bromwich pas pak ditësh. Sidoqoftë, gjërat nuk shkuan ashtu siç e priste Carroll...

Martesë, muaj mjalti dhe kontratë e re me një klub që do të luajë në Champions League e ardhshme. Andy Carroll, 33-vjeçari që ka luajtur më parë me Newcastle, Liverpool dhe West Ham, me kontratën që i skadon tani me West Bromwich, me të vërtetë nuk mund të kishte kërkuar për më mirë. Vetëm se ishte një mëkat që pasi braktisi me shpejtësi muajin e mjaltit për të fluturuar në Belgjikë dhe për të nënshkruar me Bruges, belgët vendosën ta refuzojnë pas disa ekzaminimeve mjekësore.

Sipas raportimeve nga portali belg NHL, Bruges vendosi të mos nënshkruajë me ish-lojtarin e kombëtares së Anglisë pasi u befasua negativisht nga rezultatet e testeve fizike dhe mendore të cilave iu nënshtrua anglezi në Belgjikë. Si rezultat, klubi fitues i Jupiter Ligës së fundit mori vendimin që të mos i ofronte kontratë. Carroll gjatë gjithë karrierës së tij ka luftuar me lëndime të ndryshme serioze që kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në nivelet e tij të fitnesit. Dhe, me sa duket, vazhdojnë ta ndjekin.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI