Flash

"Po lëviz ngadalë": Tension mes Sarrit e Tares, merkato e Lazios përkohësisht e bllokuar

Lapsi.al 25 June 2022
"Po lëviz ngadalë": Tension mes Sarrit e Tares, merkato e

Merkato e Lacios ndizet, por jo për mënyrën e duhur. Madje, tensioni mes drejtorit sportiv të bardhekaltërve Igli Tare dhe trajnerit Maurizio Sarri po rritet. Arsyeja? Kërkesat e trajnerit që po përplasen me ngadalësinë e manovrimit të drejtorit sportiv.

Në shënjestër - siç raporton portali Calciomercato.com - marrëdhëniet dhe negociatat e ndërlikuara që nuk po finalizohen: ditët e fundit ka ardhur vetëm Marcos Antonio, Romagnoli është në pritje, por mbi të është edhe interesimi i Fulham, me të cilin ai ka marrëveshje totale. Humbja e mbrojtësit, aktualisht te Milani, do të ishte një gabim i madh, por ajo që është shqetësuese është mungesa e komunikimit mes dy figurave të rëndësishme bardhekaltër dhe mungesa e dëgjimit nga ana e drejtuesit kunddrejt trajnerit Sarri.

Shqetësuese është edhe cështja e lidhur me portierin: Sarri do të donte Carnesecchin pavarësisht dëmtimit, me një zëvendësues, Tare do të preferonte Sergio Ricon, ndërsa për Romagnolin lëvizin 300 mijë euro. Për Luis Alberton ka ardhur një propozim 16 milionë plus 3-4 bonuse, por Lotito do të donte të paktën 25. Kësaj i shtohet edhe nyja Acerbi, i ndarë në shtëpi dhe ende i pa shitur. Nerva të tendosura te Lacio, me merkato të bllokuar përkohësisht, pavarësisht se Lotito thotë se me merkaton që do të bëjë do të konkurojë me të mëdhatë e Serie A.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI