Flash

Piquet në qendër të polemikave: shprehje raciste kundër Hamilton, rebelohet F1

Lapsi.al 28 June 2022
Piquet në qendër të polemikave: shprehje raciste kundër
Nelson Piquet ishte tre herë kampion bote. Një pilot i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë mbi norma, dhe jo vetëm në pistë. Piquet edhe sot në moshën gati 70-vjeçare ka treguar se karakteri vështirë se ndryshon, por këtë herë ka shkuar përtej. Episodi daton disa muaj më parë, kur në prag të GP të Brazilit, atij iu kërkua mendimi për kontaktin mes Verstappen dhe Hamilton në Silverstone: "Zezaku e pozicionoi makinën në mënyrë që Verstappen nuk mund të devijonte." "Zezaku e bëri sepse e dinte që atë kthesë nuk mund ta merrnin të dy. Ai ishte me fat që vetëm makina tjetër u përplas, ai veproi në mënyrë të pisët". Ato fjali fillimisht kaluan pa u vënë re. Megjithatë, ata u rikthyen në vëmendje pas pezullimit të pilotit të tretë të Red Bull, Juri Vips, i cili u ndalua nga ekipi pasi përdori shprehje raciste në transmetimin Twitch. Për të rikthyer në epiqendër fjalët e Piquet ishin disa media braziliane si O Globo dhe CNN Brazil. Përgjigja e Formula 1 nuk vonoi. Federata dënoi zyrtarisht fjalët e Piquet me një shënim të postuar në Tëitter: "Gjuha diskriminuese ose raciste është e papranueshme në asnjë formë dhe nuk ka asnjë rol në shoqëri. Leëis është një ambasador i jashtëzakonshëm i sportit tonë dhe meriton respekt. Përpjekjet e palodhura të Hamilton për të rritur diversitetin dhe përfshirjen është një mësim për shumë njerëz dhe diçka për të cilën jemi të përkushtuar në F1″. Menjëherë pas kësaj, edhe vetë Mercedesi mori anën e pilotit të saj. "Ne dënojmë fuqishëm çdo përdorim të gjuhës raciste ose diskriminuese të çdo lloji. Lewis ka udhëhequr përpjekjet e sportit tonë për të luftuar racizmin dhe është një kampion i vërtetë i diversitetit brenda dhe jashtë pistave. Së bashku, ne ndajmë një vizion për një motorsport të larmishëm dhe gjithëpërfshirës dhe ky incident nënvizon rëndësinë thelbësore të vazhdimit të përpjekjes për një të ardhme më të ndritshme”. Në fund ishte radha e FIA-s, e cila gjithmonë në kanalin e saj në Twitter shprehu solidaritetin e saj me Hamilton: "FIA dënon fuqishëm çdo lloj gjuhe dhe sjellje raciste dhe diskriminuese, që nuk ka vend në sport dhe shoqëri. Solidariteti ynë është me Lewis Hamilton dhe japim mbështetje të plotë për angazhimin e tij për barazi, diversitet dhe përfshirje në botën e motorsportit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI