Flash

"Jam shumë i lumtur që jam kthyer": Lukaku vishet zikaltër, por përballet me "ftohtësinë" e tifozëve

Lapsi.al 29 June 2022
"Jam shumë i lumtur që jam kthyer": Lukaku vishet

Një makinë e Interit e priste në aeroport: Romelu Lukaku mbërriti këtë mëngjes pak para orës 7 në Milano. Sulmuesi belg kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore ditën e sotme dhe tani pret vetëm të firmosë me Interin kontratën e re, atë të aventurës së dytë në Milano. Dukshëm i qetë, i kënaqur dhe i buzëqeshur, në dalje të aeroportit, Big Rom u limitua të thoshte pak fjalë, por krejtësisht sinjifikative: "Jam shumë i lumtur që jam kthyer".

Nuk ishin të shumtë tifozët që e prisnin në aeroport. Në këtë këndvështrim thirrja e bërë nga Curva Nord, për të mos e kontestuar, por pa harruar tradhëtinë që i bëri Interit vitin e kaluar, ka patur rezultat. Vetëm disa tifozë e pritën në aeroport, por ndoshta do të ketë ndonjëfarë vlere fakti që belgu, siç dihet, bëri gjithçka për t'u larguar nga Chelsea dhe për të veshur fanellën e skuadrës me të cilën fitoi një kampionat si protagonist.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI