Flash

Ibrahimovic mbetet kampion, Milanit i tregon “zemrën”: pagesë fikse "simbolike" e bonus

Lapsi.al 29 June 2022
Ibrahimovic mbetet kampion, Milanit i tregon “zemrën”:

Gjithçka është gati për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, të cilit kontrata aktuale me Milanin do t'i skadojë zyrtarisht të enjten më 30 qershor, është gati të nënshkruajë një kontratë një vjecare që siguron një pagë fikse "simbolike" (po flasim për disa qindra mijë euro), së cilës duhet t'i shtohen edhe disa bonuse, të lidhura me paraqitjet dhe performancat, të cilat për këtë arsye do të aktivizoheshin vetëm në momentin e kthimit të tij në fushë.

Ibra iu nënshtrua një operacioni në gju më 25 majin e kaluar dhe rikuperimi pritet për rreth 7-8 muaj. Në mendjen e tij dhe të klubit ekziston ideja për t'u rikthyer në dispozicion të Piolit pas pauzës për Botërorin e Katarit dhe kontrata e re do t'i lejojë atij të vazhdojë rehabilitimin i ndjekur nga stafi i Milanit, si dhe pranë shokëve të skuadrës, për të cilët ai mbetet lider dhe pikë referimi e padiskutueshme.

Prandaj, gjithçka është gati për të parë Zlatanin te kuqezinjtë për një sezon tjetër, ndoshta të fundit të karrierës së tij. Megjithatë, duhet theksuar se edhe qëndrimi i suedezit mund të lidhet me rinovimet e Maldinit dhe Massara: konfirmimi i drejtorit teknik dhe atij sportiv duket se merret si i mirëqenë, por zyrtarizimi vazhdon të mbetet pezull, duke lënë hapësirë për disa (minimale) pasiguri.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI