Flash

Refuzime të vazhdueshme për çështje page: Tirana kërkon një mbrojtës e një mesfushor

Lapsi.al 29 June 2022
Refuzime të vazhdueshme për çështje page: Tirana

Të sapokthyer nga faza përgatitore në Turqi për Tiranën nuk ka kohë për të pritur, por do të rikthehet menjëherë në stërvitje, me vëmendjen te merkato. Negociatat nuk kanë shkuar si kanë shpresuar drejtuesit e klubit, që kanë tentuar të bëjnë lëvizje shahu, në fushën që Shehi e mendon të nevojshme, pa prishur ekuilibrat dhe duke ruajtur kualitetin. Emrat që kanë qenë në tavolinën e Osmanit dhe preferencën e Shehit kanë qenë tëë të gjithë prestigjit, por kualiteti kushton dhe te Tirana janë gjendur para faktit të kryer: cmimi tepër i lartë për tu përballuar. Ajeti nuk është i vetmi operacion që ka sfumuar, të paktën deri në rastin kur ish-qendërmbrojtësi i kombëtares të ndryshojë kurs e t’i vijë përballë ofertës kryeqytetase.

12 mijë euro në muaj kapërcen ndjeshëm tavanin financiar të pagave të vendosura nga klubi. Sipas asaj që filtron nga brenda bardhebluve dy janë pozicionet në të cilën kërkohet një lojtar elite, të aftë për të bërë diferencën jo vetëm në kampionat, por edhe në vigjilje të debutimit europian në Champions. Një qendërmbrojtës ekspert dhe një mesfushor për të marrë mbi supe skuadrën janë kërkesat fikse të Shehit, që nuk po gjejnë të përbashkëtën e sakrificës së lojtarëve për të zbritur deri aty ku mundet Tirana. Natyrisht kampionët e vendit janë të gatshëm të ngrihen disi në barrën e pagës, por nuk mund të arrijnë kaq larg, duke marrë për momentin refuzimin edhe të dy lojtarëve, të huaj, por që nuk janë të panjohur, apo lojtarë me youtube si parapëlqen Shehi të skartojë propozimet e zakonshme të menaxherëve për lojtarë.

Tirana insiston në këto dy pozicione, pa ulur stekën, por nëse nuk arrihen marrëveshje me lojtarët e përzgjedhur, atëherë Tirana do të jetë e detyruar të mos kërkojë më titullarë, por alternative, ose në rastin më të mirë të provojë fatin, me lojtarë që ndoshta mund të jenë një surprizë e madhe, apo edhe një farsë…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI