Flash

Mesazhi i Sarrit: "Carnesecchi? E thashë fjalën time, tani është një problem i Tares"

Lapsi.al 29 June 2022
Mesazhi i Sarrit: "Carnesecchi? E thashë fjalën time, tani

Edhe Lazio po përpiqet të krijojë një ekip sipas pritshmërive të trajnerit të tij, por Maurizio Sarri e di shumë mirë se do të jetë e pamundur ta bëjë këtë para grumbullimit në fillim të korrikut. "Në futbollin modern, është e pamundur të fillosh me skuadrën e plotë. Një vit është Liga e Kombeve, një vit Europiani, një vit Botërori. Zakonisht bën fazën përgatitore me dhjetë lojtarë dhe dhjetë lojtarë të të rinjve, pjesa tjetër vjen gjithmonë në rrugë e sipër. Do të ishte mirë t'i kishim të gjithë që në fillim, por vështirë se dikush mund ta bëjë këtë”, tha ai për Sky.

Për momentin ka mbërritur Marcos Antonio: "Ai është një djalë i ri, u hap kjo mundësi për ta marrë, për fat të keq për situata edhe shumë të pakëndshme. Ne kishim një lojtar 35 vjecar dhe në skandencë kontrate në atë rol dhe për këtë arsye menduam për këtë zgjidhje. Ai duhet të përshtatet me futbollin italian, do t'i duhen disa muaj, por ne jemi të lumtur ta presim. Ai është shumë i ri, por tashmë ka dy vite përvojë në Champions League, mendoj se mund të jetë i dobishëm".

Për portën, fokusi është te i riu Carnesecchi. “Ky është problem i drejtorit sportiv dhe i klubit, të shohim se çfarë do të zgjedhin në fund. Unë e kam thënë tashmë cfarë kisha për të thënë”, mbylli ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI