Flash

Video/ Arbitri i padëshiruar nga Newcastle e viral në rrjet si tifoz i Arsenal do të arbitrojë Shqipërinë në Islandë

Lapsi.al 5 June 2022
Video/ Arbitri i padëshiruar nga Newcastle e viral në rrjet si tifoz i

Craig Pawson është një ndër emrat më karizmatikë të arbitrimit në Angli, pavarësisht se nuk është ai më i rëndësishmi. E do të jetë pikërisht ai që do arbitrojë Shqipërinë në debutimin për Nations League në Reikjavik kundër Islandës. Institucioni i UEFA-s, që organizon Nations League, ka bërë të ditur se arbitri anglez është përzgjedhur për debutimin e kuqezinjve në këtë kompeticion. Paëson, një arbitër profesionist anglez që gjykon kryesisht në Premier League, që prej vitit 2013 është pjesë e FIFA-s që në vitin 2015. 43 vjecari, që ka patur shumë pak eksperienca në Nations League, është tepër kontrovers në Premier League, ku tifozët e Newcastle e kanë të padëshiruar.

https://www.youtube.com/watch?v=6Wk-uMvfgfQ

Arbitri megjithatë është bërë viral dhe konsiderohet një adhurues i Arsenal, pavarësisht se jo të gjithë tifozët e Gunners janë dakord. Ai është bërë viral një muaj më parë për shkeljen e syrit trajnerit Arteta para ndeshjes me Manchester United, por më brilant është reagimi i tij në fitoren e Liverpool 3-1 ndaj Arsenal, kur Lacazzette humbi në fund shansin për të bërë 2-2 (rezultati ishte ende 2-1), duke dëshpëruar edhe Pawson.

https://www.youtube.com/shorts/5Yvy0lrEDvY

Ajo që duhet patur parasysh është se Pawson, preferon shumë kartonët e verdhë sidomos, por nuk heziton të tregojë edhe të kuqin. Në një total prej 254 ndeshjesh ka treguar 908 kartona të verdhë për një mesatare prej 3.7 kartonësh në 90 minuta. Bilanci është më i ulët, natyrisht, për të kuqtë, por nuk është për tu nënvleftësuar me 40 përjashtime për një mesatare prej 0.16 për ndeshje.

https://www.youtube.com/watch?v=dDEZqnUegeE

Anglezi, ndryshe nga kolegët e tij britanikë të famshëm se lënë lojën të luhet, fishkëllen mesatarisht 23.37 faulle për ndeshje, nga të cilat megjithatë shumë pak janë brenda zonës së penalltisë. Në fakt, duket se arbitri nuk pëlqen shumë 11 metërshat, konstatim që konfirmohet nga një mesatare prej 0.19 për ndeshje, gjë që sidoqoftë nuk duhet të vendosë në gjumë prapavijën kuqezi për ndeshjen e të hënës kundër Islandës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI