Flash

Tenis/ Mbreti i Roland Garros me fat, kavilja e Zverev i dha fitoren: "Dëmtimi im duket shumë i rëndë"

Lapsi.al 4 June 2022
Tenis/ Mbreti i Roland Garros me fat, kavilja e Zverev i dha fitoren:

Alexander Zverev, i cili përndrydhi dhunshëm kaviljen e djathtë dhe iu desh të hiqte dorë nga përballja me Rafael Nadal në gjysmëfinalen e Roland-Garros, ka bërë të ditur se ka pësuar "një dëmtim shumë të rëndë", edhe pse pa specifikuar se cila është diagnoza. "Duket si një dëmtim shumë i rëndë, por mjekët janë ende duke e analizuar. Do t'ju informoj sapo të di më shumë", tha numri 3 i botës, me fytyrë të shënuar, në një video të postuar në rrjetet sociale rreth mesnatës. Zverev u dëmtua në rifillimin e setit pas një goditje të drejtë në fund të ndeshjes: “Për mua ishte një ditë shumë e vështirë në fushë, një ndeshje fantastike derisa ndodhi ajo që patë”.

Gjermani u rrëzua në dheun e kuq, u rrotullua në dhimbje të dukshme dhe pak minuta më vonë e nxorrën jashtë në një karrige me rrota. Më pas tenisti u kthye në fushë me paterica, për të zyrtarizuar braktisjen e tij të gjysëmfinales me 'mbretin' e turneut. Pasi u kualifikua në finalen e Roland-Garros në ditëlindjen e tij të 36-të, "Rafa" do të kërkojë kurorëzimin e tij të 14-të të dielën kundër numrit 8 të botës, norvegjezit Casper Ruud.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI