Flash

Ndarja nga jeta e të atit birësues i jep fund karrierës së Carlos Tevez: "Humba tifozin tim më të madh"

Lapsi.al 4 June 2022
Ndarja nga jeta e të atit birësues i jep fund karrierës së

Carlos Tevez ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e karrierës së tij futbollistike. I ndaluar prej më shumë se një viti, pas eksperiencës së tij të fundit me Boca Juniors, Apache ka saktësuar se nuk ka më ndërmend të kthehet në fushë. “Kam dalë në pension, kam humbur motivimin”, ka konfirmuar ai për një TV argjentinas. E megjithatë, futbolli mbetet në të ardhmen e Tevez: “Si lojtar kam dhënë gjithçka dhe jam më shumë se i qetë, tani do të doja të jem trajner”.

Gjatë karrierës së tij Tevez kaloi edhe nga Serie A duke veshur fanellën e Juventusit: "Tani po shijoj jetën time, familjen dhe biznesin tim. Kam pasur shumë oferta - pranoi argjentinasi - por ka pasur shumë ndryshime të rëndësishme në familje dhe unë jam më se i qetë, si futbollist kam dhënë gjithçka”.

Ajo që mbylli karrierën e jashtëzakonshme të sulmuesit ishte vdekja e babait birësues me të cilin Apache ishte shumë i lidhur: "Ndalova së luajturi sepse humba tifozin tim më të madh dhe gjithashtu stimujt. Në vitin 2021 i thashë vetes se nuk do të luaja më dhe ia komunikova vendimin menaxherit tim”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI