Flash

"Përse u zgjodh Parisi?": Real Madrid akuzon për zgjedhje preferenciale, UEFA kërkon ndjesë

Lapsi.al 4 June 2022
"Përse u zgjodh Parisi?": Real Madrid akuzon për zgjedhje

Real Madridi përmes një deklarate zyrtare ka shprehur qëndrimin e tij për incidentet e ndodhura para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpool: "Ajo që supozohej të ishte një festë çoi në ngjarje fatkeqe që shkaktuan indinjatë në mbarë botën. Shumë nga tifozët u sulmuan, ngacmuan, apo u grabitën. Disa prej tyre e kaluan natën në spital për shkak të plagëve të marra. Pikërisht për ta ngremë pyetje për këto gjëra: cilat ishin arsyet që çuan në zgjedhjen e vendit për finalen (Stade de France në Paris)? Kush ishte përgjegjës për lënien e tifozëve pa asistencë dhe të pambrojtur?”. Aludimi i merengues është i gjithi se Parisi është zgjedhur me idenë se në finale do të ishte PSG, pas ardhjes së Messi nën Kullën Eiffel.

Sulmi i Blancos ka përfunduar me një apel për UEFA-n: "Futbolli i përcjell botës një imazh që është larg vlerave dhe objektivave që duhen ndjekur. Tifozët tanë meritojnë një përgjigje dhe që përgjegjësitë të identifikohen në mënyrë që situata të tilla, si ato të përjetuara, të zhduken përgjithmonë nga sporti".

Një sulm që është ndjerë edhe në institucionin që drejton futbollin kontinental. Kështu, gjashtë ditë pas finales në Paris, ka ardhur ndjesa zyrtare nga UEFA për kaosin dhe trazirat jashtë stadiumit që çuan në shtyrjen me 36 minuta të fillimit të finales së Champions mes Real e Liverpool. "UEFA dëshiron t'u kërkojë sinqerisht falje të gjithë shikuesve që u desh të përjetonin ose ishin dëshmitarë të ngjarjeve të frikshme dhe shqetësuese në para-ndeshjen e finales së Ligës së Kampionëve në Stade de France më 28 maj 2022 në Paris, në një natë që duhej të ishte një festë e futbollit të klubeve evropiane. Asnjë tifoz futbolli nuk duhet të vihet në atë situatë dhe nuk duhet të ndodhë më”, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI