Flash

De Ligt paralajmëron Juventusin: "Rinovimi? Vendos unë, dy vende të katërta nuk mjaftojnë"

Lapsi.al 5 June 2022
De Ligt paralajmëron Juventusin: "Rinovimi? Vendos unë, dy vende

Matthijs de Ligt nuk e qetëson aspak Juventusin për rinovimin e kontratës së tij dhe dërgon një mesazh mjaft të qartë për bardhezinjtë: “Për momentin po zhvillohen diskutime dhe kur të vijë koha e duhur, do të vendos nëse do të rinovoj apo do të shikoj për diku tjetër”, tha mbrojtësi holandez për NOS, nga grumbullimi i kombëtares së tij -. Gjithmonë kam marrë vendime në bazë të projektit sportiv dhe dy vendet e katërta radhazi nuk mjaftojnë. Duhet të bëjmë një hap përpara, rezultatet ishin zhgënjyese".

Ish-mbrojtësi i Ajax ka një kontratë që skadon në vitin 2024, me një klauzolë lirimi prej 125 milionë euro. Vullneti i klubit është ta zgjasë atë deri në vitin 2026, edhe sepse Allegri ka folur shprehimisht për të si një nga liderët e së ardhmes, por në negociata mund të përfshihet edhe një ulje e klauzolës, për t'i dhënë një rrugëdalje më të lehtë në rast se ai e konsideron të mbaruar përvojën e tij në bardh e zi.

E sigurt është se djali beson se ka arritur një nivel të rëndësishëm në karrierën e tij: "Mendoj se ky ka qenë viti im më i mirë, përsa i përket ndeshjeve dhe paraqitjeve, klubi më konfirmoi - tha ai -. Dëmtimet që i ndodhën Chiellinit dhe Bonuccit më dhanë mundësinë të provoj vlerën time, tani më duhet të bëj një hap më tej”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI